Subscribe

Gjykata e Vlorës ka lëne ne burg biznesmenin nga Elbasani, Fatmir Kuçi, i cili dyshohet se goditi për vdekje me motoskaf turistin rus, Denis Kaiumov ne Himare. Edhe pse prokurori i çështjes Arjan Xhaferraj kërkoi 30 ditë burg për Kuçin, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj vendosi vetëm 20 ditë për biznesmenin. Gjate seancës Fatmir Kuçi ka mohuar autorësinë në vrasjen e turistit të huaj. Ai ka deklaruar se e ka pikasur viktimën në det dhe ka shkuar ta ndihmojë, duke e nxjerrë në breg. Mbi Fatmir Kuçin rëndon akuza e “Vrasjes nga pakujdesia” dhe rrezikon që të dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg. Ndërkohe, për te parandaluar ngjarje te ngjashme, policia kufitare ka vijuar edhe ketë fundjave aksionin kundër mjeteve lundruese që lëvizin pa dokumentacione përkatëse. Gjatë kontrollit në të gjithë vendin u bllokuan ne 24 ore 11 mjete ujore, nga këto, 1 skaf, 2 gomone e 8 motorë uji. Policia është duke patrulluar jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në thellësi të detit për të evidentuar të gjitha rastet e mjeteve ilegale. Operacioni vjen në vijim të punës së përditshme të bërë nga Policia Kufitare që nga fillimi i sezonit veror e deri më datën 3 gusht, ku gjatë kësaj periudhe janë bllokuar edhe 13 mjete të tjera ujore që ishin pa dokumentacion ose që nuk respektuan rregullat e lundrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *