Kronikë
Vijojnë të shtohen rastet e reja me koronavirus në Shqipëri

Edhe këtë të mërkurë u shënua një shifër e lartë e të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 1.725 të testuar, nga të cilët 396 dolën pozitivë.
Nëse bëhet një krahasim me një ditë më parë, vihet re se janë shtuar rastet e reja, por edhe testimet. Të martën kishte 1.684 tamponë dhe 381 të infektuar.
Ndërkohë, jetën e kanë humbur katër pacientë, duke e çuar totalin e viktimave në 536. Në orët e funit janë shëruar 105 qytetarë, ndërsa të shtruar në spitale janë 338 persona.




