Sociale
Vijojnë reshjet e dëborës në veri të vendit/ Ja si paraqitet situata në Bogë, Theth e Vermosh

Edhe këtë të mërkurë, moti ka vijuar me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në veri, temperaturat e ulta kanë sjellë edhe reshje dëbore.
Reklamë
Më problematike, paraqiten akset rrugore Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh.
Pas reshjeve të shiut gjatë natës, në mëngjes ka pasur reshje dëbore, çka ka sjellë edhe problematika.
Autoritetet ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e dëborës dhe për të mbajtur të aksesueshme rrugët.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




