E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vijojnë protestat në Iran

Ilustrim · Vizion Plus

Nuk kanë të ndalur protestat antiqeveritare në Iran. Qindra mijëra njerëz vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugët dhe sheshet kryesore kundër korrupsionit, kostos së lartë të jetesës, e papunësisë.

 

Të pakën 22 persona kanë humbur jetën deri më tani në protestat e dhunshme që kanë përfshirë vendin. Mediat shtetërore njoftuan se protestuesit, mes tyre edhe një fëmijë, ndërruan jetë gjatë protestave mbrëmjen e kaluar, ndërsa më shumë se 450 persona janë arrestuar.

 

Policia përdori gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmave në sheshin kryesor të Teheranit. Ndërsa autoritetet mbyllen rrjetet sociale, me arsyetimin se ndikojnë në thirrjen e pjesëmarrësve në protesta.

 

Presidenti Hassan Rouhani beri thirrje për ndërprerjen e protestave dhe shprehu keqardhjen për situatën ekonomike.

 

Ndërkohë, presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter u shpreh se iranianët, më në fund po veprojnë kundër regjimit të egër dhe të korruptuar në Teheran.

 

Komenti I presidentit amerikan vjen pas deklaratës së liderit supreme të Iranit, i cili akuzoi armiqtë e Republikës Islamike se po nxisin protestat e dhunshme antiqeveritare.

 

Ndërkohe Ministria e Jashtme Turke shprehu shqetësimin e bëri thirrje për shmangien e provokimeve, të cilat mund të sjellin përkeqësim të situatës. Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i cilësoi protestuesit “trima” e “heronj” dhe u uroi atyre “sukses në përpjekjen për liri”.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh