Subscribe

Negociatat mes Edi Palokës e Gazment Bardhit për bashkimin e partisë demokratike në zgjedhjet lokale do të zhvillohen të martën; dhe të dy grupimet brenda PD mbetën në pritje, nëse bisedimet do të prodhojnë apo jo ndonjë rezultat konkret. Por, pavarësisht se procesi i bisedimeve nuk ka për të qenë i lehtë, të gjithë publikisht bien dakord se opozita duhet të ketë një kandidat në zgjedhjet lokale.

 

 

Ndërkaq, kryetari i PD Sali Berisha, ka ecur para me përgatitjet për zgjedhjet lokale. Ai sot ka mbledhur drejtuesit politikë të 12 qarqeve, për të diskutuar përgatitjet për betejën për bashkitë, mbledhje ku për herë të parë ka marrë pjesë edhe Tomorr Alizoti, i cili është drejtues politik i qarkut të Beratit.

 

 

 

Ndërsa, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur deputetët demokratë në ambientet e kryesisë së kuvendit, për të diskutuar agjendën parlamentare dhe negociatat që pritet të nisin mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *