E enjte, 17 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vijojnë kontrollet për kanabis

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Shtetit vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka. Policia zhvilloi kontrolle në sera, magazina, ish-depo e tunele, banesa të braktisura, toka private e shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota, ku më parë është gjetur ose jo kanabis. Gjithashtu pjesë e kontrolleve janë  bërë edhe vijat bregdetare, në basene e ujëmbledhës. Në 72 orët e fundit në zona malore të pyllëzuara janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithsej 163 bimë kanabis. I pranishëm në operacion ishte edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Çako.

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh