Subscribe

Në Greqi vijojnë kërkimet për të humburit nga tragjedia e zjarreve, numri i të cilëve mbetet 100. Deri më tani janë identifikuar 30 trupa, nga 68 që gjenden në morg por ende nuk dihet nëse të humburit janë personat paidentifikuar në morg.

 

Në spitale vijojnë të jenë të lënduar 60 persona, prej të cilëve 11 janë në gjendje të rëndë. Në spital janë edhe katër fëmijë me plagë jo të rënda. Autoritetet kanë thirrur familjarët e të humburve të paraqiten për të marrë kampione gjaku dhe për të identifikuar të gjitha viktimat dhe procedura pritet të mbyllet të shtunën në mbrëmje. Sipas vlerësimit të dëmeve në Rafini janë shkatërruar plotësisht 2000 shtëpi, dhe 2000 shtëpi të tjera janë dëmtuar rëndë.

 

Mati, zona me numrin më të madh të viktimave është djegur 98 përqind ndërsa Kokino Limanaki 50 përqind.

 

Më shumë se gjysma e sipërfaqes së djegur ka qenë zonë e banuar. Në zonën e banuar të djegur nga zjarri në momentet e flakës kanë qenë të pranishëm 3.664 njerëz.

 

Qeveria, në kuadrin e planit të gjendjes së jashtëzakonshme vendosi që të ndërmarrë një paketë të plotë masash që kanë si qëllim lehtësimin e te prekurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *