Subscribe

Polumbaret e forcave speciale RENEA, kanë bërë të mundur nxjerrjen trupave pajetë të dy adoleshentëve të mbytur në rezervuarin e fshatit Qatrom ne rrethin e Korçës. Albert dhe Rei Tahirllari te dy 17-vjeçare dhe kushërinj me njëri-tjetrin, shkonin rregullisht për të peshkuar në vendin e quajtur Gropa e Danielit, por prej ditës se premte rezultonin të zhdukur. Për te kryer kërkime ne vendin e ngjarjes u thirrën edhe palombarët e RENEA-s pasi vendi ku u mbytën të rinjtë është rreth 7 m i thelle dhe i rrezikshëm per shkak te prezencës se llumit e baltës. Nikolin Nasto, shoku i të humburve ishte i pari qe konstatoi mungesën e tyre dhe lajmëroi familjaret e policinë. Rezervuar i vogël është krijuar rreth 2 vite me pare nga gërmimet e kryera nga një firme private për te marre dhe për një fabrike tullash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *