Subscribe

Detaje të reja kanë dalë ne drite mbi skandalin e privatizimit të një sasie shume të madhe toke ne Karaburun. Dy ditë pas sekuestrimit të 220 hektarëve truall në gadishull, qe dyshohet se u përvetësua me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Vlorës ka ndaluar edhe 3 persona të tjerë. Blerina Dhrami, ish-nëpunëse e hipotekës së Vlorës, aktualisht avokate, Rajmond Mezi, personi ne emër te të cilit është regjistruar prona si dhe Donika Besimaj, përgjegjëse e arkivues pranë Gjykatës se Vlorës, u arrestuan nen akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Hetimet për këtë rast kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga personat, të cilët pretendojnë pronësinë mbi këtë sipërfaqe toke. Masa sekuestro është vendosur me lejen e Gjykatës dhe si prova janë paraqitur një sërë dokumentesh të marra në hipotekën e qytetit të Vlorës. Sipas organit të akuzës, këta tre persona akuzohen kryerjen e veprave penale të “falsifikimi i dokumenteve” e kryer me shume se një here, ne bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *