E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vijnë edhe 18 emigrantë të tjerë, karantinohen në hotel

Hyjnë në qarkun e Korçës edhe 18 shtetas shqiptarë duke e çuar totalin e hyrjeve të emigrantëve në 327 të tillë.

Të gjithë ata janë karantinuar në 5 hotele në qarkun e Korçës, nga të cilat 3 ndodhen në Korçë dhe 2 në Pogradec.

Reklamë

18 emigrantët e sotëm kanë hyrë nga pika kufitare e Kapshticës, ndërsa nga Qafë-Thana nuk raportohet asnëj hyrje.

Pas procedurave kufitare dhe atyre shëndetësore, qytetarët janë dërguar në njërin nga dy hotelet e ndodhura në Pogradec për të kryer karantinën 14 ditore.

Thuajse të gjithë emigrantët vijojnë të kenë pretendime për mungesën e të ardhurave për të paguar shpenzimet e akomodimit dhe strehimit, por asnjë prej autoriteteve nuk ka marrë ndonjë nismë për të plotësuar kërkesat e emigrantëve.

Në këto kushte, ata duhet të paguajnë vetë shpenzimet gjatë 14 ditëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë