Në mbledhjen online që kryeministri Rama zhvilloi me tre anëtarë të kabinetit, Ministrat Manastirliu, Xhacka, Lleshaj, Ahmetaj dhe Denaj, u konfirmua mbërritja e një sasie prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet.

 

Kreu I qeverisë saktësoi se pajisjet mjekësore që erdhen sot nga Turqia nuk janë dhuratë, por janë blerë. Kjo, tha Rama,për të pasur sa më shumë rezerva në spitale tonë.

 

Më pas Manastirliu vlerësoi lehtësinë në transportimin e materialeve mjekësore nga qeveria turke.

 

“Dihet se sot transportimi është një problem në të gjitha vendet, pasi kufizimi i eksporteve ka krijuar një problem të tillë. Ja dimë për nder shtetit turk që ka krijuar këtë korridor të shpejtë për transportin e pajisjve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët. Kemi mundësuar rritjen e stokut, çdo furnizim rrit stokun, dhe rrit sigurinë për stafet mjekësore që për ne është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *