Opozita do te vazhdoje aksionin e saj kundër qeverise pa asnjë ndryshim nga javët e kaluara. Deputetet nuk do te shkojnë ne Komisione, ne Parlament do te ngrihet çështja Tahiri dhe e protestuesve nga Kukësi qe ndodhen ne burg ndërsa paralelisht do te vazhdoje edhe mbështetja ndaj protestave ne te gjithë Shqipërinë. Mësohet se gjate mbledhjes se përjavshme te grupit parlamentar Basha ka paralajmëruar se gjate muajit maj pritet te shpërthejnë skandale te mëdha pasi sipas tij keqqeverisja 4 vjeçare e Edi Rames nuk mund te mbulohet me. Por një dite pas kuvendit Basha është ndalur edhe tek partia demokratike dhe ka deklaruar se brenda kësaj jave nis procesi i zgjedhjeve ne dege.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *