Subscribe

Këto korridore shprese të spitalit infektiv kanë pritur me qindra qytetarë të kontaminuar me virusin e ri Covid-19 që tashmë është një pandemi botërore me më shumë se 3 milionë të prekur.

Sfida më e madhe për bluzat e bardha që janë në vijën e parë të frontit të luftës me koronavirusin është qëndresa deri në fund si të paprekshëm dhe t’i përmbahen betimit.

Kamera e televizionit kombëtar “Vizion Plus” sjell një panoramë ekskluzive të pritjes së pacientëve në urgjencën e Infektivit, por më parë grupi i xhirimit vishet me kostumet mbrojtëse sipas protokollit.

Personeli shëndetësor tashmë është kthyer në familje për të infektuarit e hospitalizuar, pasi ata nuk kanë kontakt me të afërmit dhe shtëpia e tyre tashmë janë ata.

Përjetimet, friken dhe ankthin e tyre mundohen ta kthejnë në shpresë kur janë para pacientëve. Për ta lotët janë të pajustifikuara para tyre.

Përtej lodhjes dhe familjaritetit me pacientët, mjekët në fund të ditës gjejnë momentin të urojnë kolegun e tyre të hemodializës në këtë ditëlindje të pazakontë për të. Dhimbja shihet në sytë e tyre kur i pyet për familjen vecanërisht për fëmijët. Shpëtimi, një nga infermierët, thotë se ka mall të përqafojë të birin, por nuk mundet.

Humbjet e jetëve të pacientëve  janë sfilitëse. Lufta është serioze por ata janë optimistë se në fund do të dalin fitimtarë dhe kjo sfidë është peshë me vlerë e sferës profesionale.

Koha në spitalin Infektiv është e kufizuar, pasi është edhe e rrezikshme për shkak të virusit. Ndaj edhe heqja e mjeteve mbrojtëse në dalje, është po aq e rëndësishme.

Këto korridore shprese po zbrazen dita ditës, e mbase është drita në fund  të tunelit së pandemia po neutralizohet e mbase po shuhet. Bluzat e bardha qëndrojnë stoikë e të tillë duket se do të mbeten deri kur kjo pandemi e dytë e këtij mijëvjeçari, të kujtohet si një ëndërr e keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *