Një biznesi në Sarandë i është vendosur tritol mëngjesin e kësaj të mërkure.
Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Dyqani ku është vendosur eksplozivi rezulton të jetë në pronësi të avokatit Ilia Thanasi.
Lexo edhe :
Related Posts
Autori i ngjarjes duket se është treguar i kujdesshëm, pasi para vendosjes së lëndës plasëse ka ulur automatin e energjisë me qëllim që të mos kapej nga kamerat.
Më pas ai ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar. Dyqani i cili shërben për shitjen e luleve, organizimin e festave menaxhohet nga Aleksanda Thanasi, gruaja e avokatit.
Zona ku është vendosur eksplozivi është mjaft e frekuentuar nga qytetarët e Sarandës. Po ashtu pranë vendit të ngjarjes ndodhen edhe dy institucione arsimore./vizionplus.tv