Vijojnë betejat për shuarjen e vatrave të zjarrit në disa zona problematike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit janë dy vatra ende aktive dhe po punohet për neutralizimin e flakëve.
Në fshatin Krastë të Fushë-Krujës zjarrfikësit kanë punuar për të vënë nën kontroll flakët në një sipërfaqe me pisha.
Ndërkohë po punohet për fikjen e zjarrit edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, por situata tashmë është normalizuar.
Edhe pranë inceneratorit të Fierit, ku u shënua një vatër zjarri shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Për të dyja këto raste në inceneratorin e Elbasanit e të Fierit, ministria e Brendshme tha se ka dyshime se janë të qëllimshme ndaj janë marrë në ruajtje nga forcat policore.
Gjatë orëve të fundit Forcave e Armatosura dhe ato zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll 15 vatra në zona të ndryshme të vendit.