E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vidhte vetëm makina “Benz” dhe i braktiste, arrestohet vlonjati/Video

Një hajdut makinash ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet K.K, 33 vjeç dhe është nga Vlora.

 

Reklamë

Ai akuzohet për vjedhjen e katër automjeteve në qytet, konkretisht:

 

Më datë 22.09.2018, në lagjen “Isa Boletini” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit H.H.

Më datë 23.10.2018, në legjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.K.

Më datë 18.07.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit A.D.

Më datë 09.05.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A.

 

 

33 vjeçari I cili ka qenë dhe më parë I dënuar, I ka vjedhur automjetet në kohë të ndryshme dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, në lagjen “15 Tetori” Vlorë.

 

Policia thotë se automjetet pasi janë gjetur u janë kthyer sërisht pronarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë