Vidhte në xhami, kisha e lokale, pranga 21-vjeçarit nga Kopliku

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi akuzohet se vidhte në objekte kulti, lokale dhe në qendrën shëndetësore.
I riu me inicialet E.F., me banim në Koplik, u kap nga uniformat blu, teksa po vidhte mbërmjen e djeshme disa sende që përdoren për kryerjen e meshave në një kishë katolike.
Po ashtu, edhe mëngjesin e kësaj të diele, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit G. P., ndërsa në fshatin Koplik të Sipërm kishte vjedhur 10.000 lekë në xhaminë e fshatit.
“Gjithashtu nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të ndodhura në fshatin Koplik i Sipërm konkretisht: Më datë 03.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtij fshati. Më datë 12.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. N.”




