Policia e Tiranës ka arrestuar 39-vjeçarin Glodian Dervishi.
Janë sekuestruar 11 ora dhe bizhuteri të tjera floriri, që dyshohen se janë vjedhur nga 39-vjeçari, i cili ishte i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Sendet e vjedhura, ai i shiste në vendin e quajtur “Dollari” dhe në një argjendari në Kamzë.
Procedohet penalisht dhe pronarja argjendarisë, N. Z., e cila përvetësonte dhe shiste bizhuteritë e vjedhura. Asaj iu gjetën 5 unaza dhe 2 varëse floriri.