Një 25-vjeçar bullgar u arrestua nga policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me një tjetër, kryente vjedhjen e bankomateve. Në pranga ra 25-vjeçari Konstantin Eftimov, banues në Sofje të Bullgarisë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, emri i të cilit, nuk u bë i ditur për arsye hetimore.

 

Sipas policisë, bullgarët i realizonin vjedhjet me anë të një aparati skimmer, që mundësonte klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të bankomatëve. Të riut, policia i kapi dhe një sasi parash, ndërsa nuk jepen detaje se sa bankomatë janë vjedhur apo shuma totale e marre prej tyre.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *