Një 26 vjecar I cili ishte shpallur në kërkim për një vjedhje me dhunë në një banesë disa muaj më parë është arrestuar nga Policia e Mallakastrës.

 

Shtetasi me iniciale M.H. banues në Panahor në Mallakastër u prangos nga forcat e rendit pasi ndaj tij ishte vendosur masa e arrestit ne burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

 

Në datën 22 mars 2019, 26-vjeçari M.H., në bashkëpunim me shtetasit K. S. dhe A.M. (të cilët janë arrestuar nga Policia një ditë pas ngjarjes), pasi ka hyrë i maskuar në një banesë në fshatin Greshicë, nën kërcënimin e armëve të ftohta, ka dhunuar familjarët dhe u ka marrë një sasi lekësh.

 

Pas punës së mirëorganizuar nga policia e Mallakastrës, u arrestuan 2 nga autorët më datë 23 mars 2019 dhe u kap mbrëmjen e djeshme bashkëpunëtori i tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *