E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhnin shkollat në Cërrik, arrestohen 4 të mitur

Katër të mitur të akuzuar për vjedhje kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Cërrik.

 

Në pranga kanë rënë Y. H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas, të cilët dyshohen autorë të vjedhjes më thyerje të 3 shkollave në Cërrik.

 

Reklamë

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende/pajisje të ndryshme që janë vjedhur në ambientet e shkollave, si dhe disa sende që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

 

Materialet i kaluam Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë