Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohen se vidhnin naftë nga kantierët e një firme gazsjellësi.

 

Në sajë të operacionit “Gostencka” në prangat e policisë kanë rënë, Hyda Vila, 26 vjeç, Erineo Lalo, 26 vjeç dhe Artur Guri, 44 vjeç.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në momentin që atop o transportonin  me një kamion tip ‘Benz’ 7080 litra naftë, të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e një firme gazsjellësi.

 

Sipas policisë në cilësinë e provës material janë sekuestruar 7080 litra naftë, një mjet kamion, i markës ‘Mercedes Benz’, një mjet fuoristradë i markës ‘Range Rover’,  6aparate telefoni cellular, 225.100 lekë të reja dhe 450 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *