Gjykata e Posaçme ka lënë në burg gjashtë personat e akuzuar për vjedhjen dhe trafikimin e automjeteve nga Kosova në Shqipëri. Mes tyre janë dhe dy punonjës policie.

 

Në qeli ka përfunduar efektivja e trupës operacionale, Vojsava Doda, efektivi i policisë së Kukësit, Endi Ahmetaj dhe të arrestuarit e tjerë.

 

Ata akuzohen për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Për efektivin e tretë të arrestuar, Fatri Braha, gjykata caktoi “arrest shtëpie”.

 

Ky grup kriminal vidhte automjete në Kosovë dhe më pas i vendoste targa shqiptare. Duke shfrytëzuar punën e tyre si police, makinat nuk i regjistronin në kufi duke bërë të mundur futjen e tyre në territorin shqiptar pa probleme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *