E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhet supermarketi në Maliq

Vidhet me thyerje nje supermarket ne qendër te qytetit te Maliqit. Rreth ores 03.00 te mëngjesit te sotem, pasi kane thyer me leva qepenat e derës kryesore te supermarketit kane hyre brenda dhe kane marre mallra te akcizës. Rodold Kollcinaku pronar i supermarketit tha se brenda gjashte minutash bashke me djalin kemi ardhur ne supermarketi, por hajdutet ishin larguar. Gjithnjë sipas pronarit hajdutet kane vjedhur edhe aparatin e regjistrimit te kamerave te sigurisë. Policia tha me tej Kollcinaku ka ardhur pas disa orësh ne vendin e ngjarjes. Për policinë, vjedhja është kryer nga disa persona nisur dhe nga koha e shkurtër qe ju është dashur për tu larguar bashke me mjetin e ngarkuar me koli me cigare, pije alkoolike te shtrenjta si mallra te tjerë. Kjo është here e trete qe vidhet ky supermarket dhe ne asnjë rast nuk ka një autor. Vetëm demi nga vjedhja e cigareve shkon ne 12 milion lek te vjetra, shume qe është me e madhe nisur dhe nga mallrat e tjerë. Te vetmen prove qe policia ka gjetur ne vendngjarje është telefoni i njërit prej grabitësve, prove e cila ka shume gjasa te çoj policinë te autoret e kësaj grabitje qe mendohet te jete realizuar nga profesionist.

Vazhdo të lexosh

Reklamë