E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vidhet posta private tek “Shqiponja”, grabitësit kërcënojnë me armë zjarri

Dy persona dyshohet të jenë futur në një postë private tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë për të vjedhur.

Nën kërcënimin e armës, ata kanë marrë një sasi parash të ndodhura mbi banak.

Reklamë

Më pas, raportohet që grabitësit të jenë larguar nga vendi i ngjarjes me motor. Policia po heton për ngjarjen dhe për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë