E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhet një shkollë e mesme në Malësinë e Madhe, autorët marrin kompjutera dhe laptopë

Shkolla e mesme në Gruemirë të Malësisë së Madhe ka rënë pre e vjedhjes.

 

Autorët, ende të paidentifikuar kanë marrë një kompjuter, dy laptopë, monitorë të sallës së kompjuterave dhe një projektor.

 

Reklamë

Drejtuesit kanë konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm kur kanë shkuar në shkollë.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se autorët, të cilët ende nuk dihet se sa kanë qenë, kanë hyrë nga mjediset e shkollës 9-vjeçare.

 

Zardhja e ngjarjes vështirësohet nga fakti se shkolla nuk ka kamera. Pas hetimeve fillestarve rezulton se nuk janë prekur regjistrat dhe amzat e shkollës.

 

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.

 

Sakaq, më vonë pritet edhe një komunikim zyrtar nga unfiormat blu të Shkodrës/vizonplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë