Subscribe

Një bankë e nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në Tiranë është vjedhur gjatë natës të së dielës, duke u gdhirë e hëna. Persona të paidentifikuar kanë mundur të çajnë murin, i cili ndodhet në bodrumin e pallatit ku ndodhet banka, duke marrë rreth 20 milionë leke. Burime nga grupi hetimorë theksojnë se grabitësit kishin tri ditë që punon dhe gërmonin për t’ia arritur qëllimit të tyre. Nga ana tjetër, dyshohet se autorët kanë qenë profesionist, pasi nuk janë gjetur gjurmë gishtash apo elementë të tjerë që do të çojë drejt identifikimit të grabitësve. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje dhe përse është reaguar me kaq vonesë, nga uniformat blu. Ndërkohë u morën në pyetje të gjithë punonjësit e bankës dhe rojet e sigurisë për të hedhur më shumë dritë për rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, ekspertët e Krimeve të Rënda theksojnë se gjatë grabitjes nuk kanë qenë në funksion kamerat e brendshme të sigurisë, duke e pasur të vështirë të identifikohen personat që kryen vjedhjen. Pak minuta pasi u raportua për një vjedhje në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, dy persona kanë grabitur me dhunë një pikë gazi në Fushë Prezë. Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore, tek një karburant, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë kasafortën me një vlerë rreth 600 mije leke. Autorët kanë thyer kamerat e sigurisë dhe janë larguar me një mjet, i cili dyshohet të jetë me ngjyrë të zezë. Vetëm pak kilometra me tej, një pikë këmbimi valutor u vodh në Fushë Krujë. Persona ende të paidentifikuar sipas policisë, me një mjet tip Benz pa targa, morën një sasi parash në një exchange.
Mësohet se kasaforta e kësaj pike nuk është prekur, teksa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave që kryen grabitjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *