Të dhenat personale të rreth 3.2 miliardë perdoruesve janë vjedhur. Bëhet fjalë për një kombinim të adresave të postës elektronike dhe fjalëkalimeve, të cilat u shfaqën në forumin popullor të hakerave, të cilët përfshijnë disa nga faqet më të njohura të Internetit, të tilla si Netflix, Linkedin dhe të tjera.

Kjo rrjedhje informacioni nuk përfshin vetëm kodet për të hyrë në një adresë të caktuar e-mail, por të dhënat personale të përdorura për të hyrë në çdonjërën nga llogaritë që ata kanë. Për personat që përdorin të njëjtin fjalëkalim për të gjitha shërbimet, ky mund të jetë një problem i madh.

Asnjë përdorues i postës elektronike nuk është shënjestruar pasi të gjithë janë prekur njëlloj nga sulmi kibernetik si Hotmail, Gmail, Yahoo dhe të tjerët.

Portali CyberNeës që denoncoi rastin dhe sqaroi se fjalëkalimet ishin shënjestruar më parë nga hakerat. Ekspertët e sigurisë kibernetike u bën thirrje përdoruesve që të ndryshojnë shpesh fjalëkalimet, në mënyrë që të shmangin vjedhjen e të dhënave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *