E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEOT virale/ A e parashikuan “The Simpsons” shembjen e urës në Baltimore?

A view of the Singapore-flagged container ship 'Dali' after it collided with a pillar of the Francis Scott Key Bridge in Baltimore, Maryland, U.S., in this picture released on March 26, 2024. Harford County MD Fire & EMS/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY NO RESALES. NO ARCHIVES MANDATORY CREDIT

Pjesë nga episodet e vjetra dhe të reja të The Simpsons po bëjnë xhiron e internetit, ku duket se seriali – ndër të tjera – kishte parashikuar aksidentin me shembjen e urës së Baltimorit!

Përdoruesi Mamma Gypsy ngarkoi në TikTok një klip nga një episod i fundit, (Sezoni 35, Episodi 8), ku Homeri ndodhet në Skoci, përballë urës së katërt, ndërsa në ujërat e lumit ndodhet edhe një anije tregtare që shkon drejt urës.

@mamma.gypsyLooks like it’s heading right to that beam too… episode was made 3 months ago… prayers for all the lives lost♬ Spooky, quiet, scary atmosphere piano songs – Skittlegirl Sound

Ngjashmëria e urës, anijes dhe peizazhit me Urën e Baltimores është pothuajse e çuditshme.

Reklamë

Përdoruesi i TikTok Canaanite ngarkoi një video nga një episod i vitit 1996 ku Hank Scorpio krijon një pajisje Doomsday dhe demonstron aftësitë e saj para qeverisë duke hedhur në erë një urë. Sidoqoftë, episodi ka të bëjë me urën Queensboro në Nju Jork, jo për Francis Scott Key në Baltimore.

Ndoshta “prova” më e keqe e parashikimit të Simpsons në Baltimore është një video e Tik Tok që tregon spikerin imagjinar të lajmeve Kent Brockman duke lexuar lajmet për shembjen e urës, duke përfshirë kohën dhe datën e saktë që ndodhi.

Mirëpo, videoja që qarkulloi gjerësisht në orët e para të katastrofës në Baltimore rezultoi e rreme, e modifikuar me teknologji AI.

Në përgjithësi, komedia ikonë e animuar The Simpsons është e njohur për “parashikimin” e ngjarjeve të caktuara historike përpara se të ndodhin në jetën reale.

Kjo listë përfshin presidencën e Donald Trump, fituesit e Super Bowl dhe marrjen e 20th Century Fox nga Disney. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë