Videoja e “RAI 3” për drogën/ Lleshaj: Gazetari pa skrupuj
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi ashpër pas reportazhit të televizionit Italian “RAI 3” për kultivimin e drogës në Shqipëri. Lleshaj i akuzoi gazetarët italianë se po dezinformojnë publikun.
“Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë!”
Sipas ministrit, Shqipëria ka bashkëpunuar shumë ngushtë me Italinë për ta luftuar këtë fenomen dhe rezultatet janë të njohura edhe nga Guardia di Finanza. Mbrëmjen e të hënës “RAI 3” publikoi një video, sipas së cilës kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200% krahasuar me një vit më parë.




