Kryeministri Edi Rama pranoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gaboi duke publikuar videon e nënës së të miturit që u dhunua nga policia. Komentin kreu i qeverisë e bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

“Ardi Veliu ka gabuar. E them pa asnjë rezervë, ka gabuar. Por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që dha, sesa të gjithë moralistëve. Nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën sepse polici për të cilin flitej është pezulluar menjëherë dhe është çuar për hetim penal. Ishte një përpjekje e keqshpjeguar për të thënë dakord të gjitha, por edhe familja ka përgjegjësinë për mirë-rritjen e brezit të ri.”

Ardi Veliu, pak ditë më parë, tërhoqi vëmendje kur publikoi videon e nënës së 15-vjeçarit. Ajo shfaqej me pistoletë në video dhe sipas Veliut, kishte një lidhje mes këtij fakti dhe faktit që i mituri u dhunua nga efektivët e policisë pse theu karantinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *