Subscribe

Një zjarr i madh ka përfshirë katër banesa në qytetin e Burrelit. Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti, bën me dije se janë përfshirë nga flakët katër banesa private të cilat ndodhen pranë hotelit të ish-uzinës.

Siç shihet edhe në videon e Vizion Plus në vendngjarje ndodhen dy makine zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga zjarri.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Ndërkohë që në orët në vijim pritet që të dalin detaje të reja mbi zjarrin dhe se çfarë e shkaktoi.

Njoftimi: 

Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S.

Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *