E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ Xhama të thyer dhe mure të nxira, çfarë mbeti pas zjarrit në pallatin 12-katësh në Lushnjë

Zjarri në pallatin 12-katësah në Lushnjë u shua plotësisht rreth orës 02:00 pas mesnate, teksa rreziku mbetet ende prezent për shkak të temperaturave të larta brenda në ndërtesë.

Një ditë pas zjarrit situata mbetet ende kaotike, teksa nga qendra tregtare në pallat kanë mbetur xhamat e thyer dhe muret e nxira për shkak të tymit.

Reklamë

Banorët ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut, teksa 42 prej tyre përfunduan në spital prej asfiksisë.

Në terren ka ende policë që po monitorojnë situatën, të cilët gjithashtu kanë qëndruar gjatë gjithë natës në rast rreziku.

Zjarri dyshohet se erdhi nga tubat e ajrimit, nga një mbinxehje e kutisë elektrike ose nga magzinat me mallra industrial në katin e tretë dhe të katërt, megjithatë shkaku i saktë ende nuk dihet. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë