Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një video në “Facebook”-un e saj, në të cilën shfaqen punonjës të policisë dhe forcave të armatosura, teksa kontrollojnë çdo zonë në kryeqytet.

 

Xhaçka shkruan se ata janë në krye të detyrë për të mbrojtur shëndetin e familjeve shqiptare. Po ashtu, rithekson thirrjen e saj ndaj qytetarëve për të qëndruar në shtëpi dhe të evitojnë çdo lëvizje pas orës 18:00.

 

“Qëndroni në shtëpi! Kujdesuni për më të moshuarit dhe ndihmojini ata duke u dërguar pranë banesave atë ç’ka u nevojitet! Evitoni çdo lëvizje pas orës 18.00! Mbro veten dhe të tjerët duke ndihmuar ata që më shumë kanë nevojë!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *