E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Vrau prindërit dhe i fshehu për 4 vite trupat e tyre, dënohet me burg të përjetshëm 36-vjeçarja

Një 36-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm në Britani, pasi në vitin 2019-të vrau me gjakftohtësi prindërit dhe për 4 vite me radhë mbajti të fshehur trupa e tyre.

Sipas mediave britanike 36-vjeçarja Mçullough kishte fshehur në vitin 2019-të trupat e prindërve të saj në banesën e saj në Essex.

Reklamë

Kur policia hyri në shtëpinë e saj në Essex, ajo rrëfeu se trupat e prindërve të saj ishin aty dhe se i kishte vrarë, duke shtuar se “nuk është një person i keq”.

“E dija se kjo do të ndodhte. Është e drejtë që unë të ndëshkohem”, tha ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=VNTAxHAkEMY

Vrasjet

Në qershor 2019, 36-vjeçarja Mçullough helmoi babanë e saj me ilaçeqë ajo i futi në pije. Të nesërmen, goditi për vdekje nënën e saj me një çekiç.

Gjykatësi, Justice Johnson, tha se vrasjet ishin të mirëmenduara dhe të planifikuara.

Ai tha se Mçullough “ngarkoi një sasi të madhe barnash me recetë” gjatë një periudhe tre mujore dhe në maj 2019.

Fshehja e trupave

Pas vrasjeve, Mçullough, fshehu trupat e tyre në varre të improvizuara në shtëpinë e familjes.

E pandehura mori kredi të majme me karta krediti në emrat e prindërve të saj dhe vazhdoi të shpenzonte pensionet e tyre pas vdekjes së tyre.

Prokurori tha se Mçullough “nuk ka punuar për shumë vite”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë