Vrasësi i 63-vjeçares Fatime Suli në fshatin Kozare,është paraqitur sot në Gjykatën e Beratit, ku ishte caktuar se do të zhvillohej seanca praprake ndaj tij.

 

Familjarët e viktimës 63-vjeçe kanë kërkuar nëpërmjet avokatit të tyre rikthimin e dosjes në Prokurorinë e Beratit për hetime të mëtejshme.

 

Familjarët e të ndjerës kanë qenë të pakënaqur me hetimet pasi pretendojnë se bashkëpunëtor në vrasje me Fetah Marrën ka qënë edhe komshiu i tyre Izet Marra, për të cilin viktima u kishte thënë se e ngacmonte seksualisht prej muajsh.

 

I pranishëm në seancën paraprake ishte edhe i dyshuari i familjes Suli, Izet Marra, i cili është thirrur thjesht për dhënien e deklaratave të rreme në prokurori,ndërkohë që familjarët e akuzojnë Izetin si bashkëpunëtor në vrasje.Avokati i familjes Suli, Ramiz Oboni, ka deklaruar se kërkesa e tyre që kjo çështje të mos kalonte për gjykim por të rihetohej,ishte argumentuar me pretendimin se: hetimet kanë qënë të cekëta dhe për rrjedhojë organi i akuzës ka arritur në përfundimin e gabuar në lidhje me shtetasin Izet Marra.Avokati Oboni ka deklaruar se, Izet Marra ka qënë në dijeni për krimin e kryer përpara se ky fakt të pranohej nga autori Fetah Marra.

 

Avokati Ramiz Oboni ka deklaruar se, kjo gjë është provuar edhe përgjimet ambientale të desktiptuara në dosjen hetimore dhe për këtë arsye Izet Marra duhet të merrej i pandehur për “moskallzim krimi”.

 

Dalja e vrasësit Izet Marra nga salla e gjyqit ka rritur tensionet dhe përplasjet nga ana e familjarëve të viktimës.

 

Ata kanë tentuar ti afrohen makinës së policisë së burgut për ta qëlluar por janë mbajtur dhe ndaluar nga efektivët e policisë të forcave “Shqiponja”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *