Një javë pas ngjarjes së rëndë që trondioti opinionin publik, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, mësues, prindër, shoqëria civile dhe qytetarë janë mbeldhur në protestën e dytë përballë Ministrisë së Arsimit.
Ashtu si edhe në protestën e kaluar kërkesat e protestuesve kanë qenë të njëjtat nga rritja e buxhetit ëpr arsimin deri te largimi i ministres së Arsimit.
Me pankarta në duar dhe me lot në sy protestuesit bëjnë apel që të merren masa sa më parë që mos përsëriten më ngjarje të tilla, duke kërkuar më shumë siguri për jetën e fëmijëve.





