E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ Vrasja e adoleshentit në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku u vra me thikë një adoleshent 15-vjeçar.

Vision Plus ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku janë mbledhur forca të shumta policie.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, teksa autori ende nuk është kapur.

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Reklamë

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë