Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy adoleshentë, 18 dhe 16 vjeç, si autorë të dyshuar të një vjedhjeje. Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit nga një 19-vjeçar, i cili dëshmoi para uniformave blu se dy të rinj i kishin marrë një shumë parash, në tabakinon e tij, nën kërcënimin e thikës.

 

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Pavarësia”, më datë 4 nëntor të këtij viti. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga të arrestuarit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *