Subscribe

Një 35-vjeçar është futur me forcë në banesën e komshinjve për t’i shpëtuar arrestimit të policisë.

Ngjarja është regjistruar në kryeqytet, teksa policia u vu pas 35-vjeçarit, pasi ky i fundit u largua nga një tabakino në Unazë të Re, pa paguar.

E gjithë ngjarja është regjistruar nga dëshmitarët okular, teksa ndonëse u përpoq, 35-vjeçari sërish u arrestua nga uniformat blu.

“Gjatë ndërhyrjes nga Policia, 35-vjeçari ka dëmtuar banesën ku qëndronte dhe ka hyrë në një banesë tjetër, që t’i shmangej Policisë. Më pas, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *