Kronikë
VIDEO- Vajza humb kontrollin e mjetit në Vlorë/ Merr para 6 makina të parkuara

Një 23-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me 6 automjete të parkuara.
Reklamë
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
23-vjeçarja, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




