Subscribe

Forcat Speciale kryen mbrëmë një kontroll në shtëpinë e vëllait të Eljo Hatos, “ushtarit” të Ervis Martinajt I shpallur në kërkim nga SPAK për një mori akuzash të rënda kriminale.

 Burime bëjnë me dije se kanë qenë rreth 50-60 forca policie që u futën në shtëpinë e vëllait të Eljo Hatos pas informacioneve të marra në rrugë operative se aty ndodhej i shumëkërkuari.

Lexo edhe :

Related Posts

Por, pas futjes në ambientet e banesës, policët janë sulmuar nga dy qentë që ka patur pronari i saj, Elkier Hato, duke bërë që tëqëllohet ndaj tyre për të shmangur rrezikun.

Si pasojë e të shtënave njëri qen është vrarë, kurse tjetri ka marrë plagë.

Në një deklaratë për mediat, vëllai i Eljo Hatos, Elkieri thotë se nuk e di shkakun se përse policia ka shkuar në banesën e tij. Madje ai aludon se krerët e policisë kanë qëllime të tjera përveç atyre të kapjes së Eljos.

Rreth orës 5:30 kanë ardhur gjashtë mikrobuza policie. Kanë hypur në majë të murit dhe kanë qëlluar me armë qentë. Njërin e kanë vrarë dhe tjetrin e kanë plagosur. është e disata herë që vijnë këtu dhe unë nuk e di arsyen përse vijnë në këtë vend. Sa herë që kanë ardhur këtu nuk e kanë gjetur Eljonin. Unë i kam thënë se ku jeton Eljoni dhe nuk shkojnë atje ku ka shtëpinë e tij por vijnë direkt këtu. Këtë punë nuk e di se kush po e bën. Këtë veç shefi i komisariatit të Shkodrës është duke e bërë, nuk e di a ka marrë lekë prej ndokujt, a është duke e bërë në mendje të vet nuk por në këtë hall të Zotit që është bërë, pa mandat kontrolli, pa asgjë nuk di si t’ja vendos emrin kësaj pune”, thotë Elkier Hato.

Ai shton se Eljo Hato nuk banon aty por në një shtëpi tjetër.

Problemi është se edhe kur nuk ka qenë vëllai në kërkim por edhe pasi u shpall në kërkim këtu policia e ka bërë raprezalje por asnjëherë në këtë gjendje si këtë herën e fundit. Nuk ka qenë askush në shtëpi dhe kanë hypur në murë për t’u futur brenda. As policia nuk kanë thënë por janë ngjitur dhe direkt kanë gjuajtur qentë. Nuk e di kush është ai që ka marrë mundimin për të qëlluar qentë. Sa herë që kanë ardhur i kam lënë numër kontakti. Kanë patur mundësi që të më merrnin në telefon dhe ia kisha lidhur qentë nëse i kanë bezdisur, jo t’i vrasin”.

Eljo Hato është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza” pasi përmes komunikimeve në cellular nga programet e enkriptuara u zbulua si pjesëmarrës në disa krime.

Eljo Hato është mik i Ervis Martinajt dhe u plagos disa vite më parë në ngjarjen e cilësuar si “masakra e ish-Bllokut”,  ku mbeti i vrarë edhe Fabjol Gaxha.   /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *