Subscribe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar ditën e sotme efektivët shqiptarë që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë, me të cilët këmbeu urimet për vitin e ri.

Gjatë takimit me ta, Presidenti Begaj u surprizua nga efektivët të cilët i dhuruan hartën e Kosovës të punuar me guralecë.

Lexo edhe :

Related Posts


Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi.

“Ajo që ju po bëni këtu është  shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i tha Presidenti Komandantit Vacca.

Presidenti falënderoi Italinë që e drejton këtë bazë duke koordinuar trupat e vendeve të ndryshme, të cilat tashmë kanë krijuar një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *