E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ U qëlluan me breshëri kallashnikovi në Rinas, policia thyen xhamat e mjetit luksoz për tu ardhur në ndihmë

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar pamjet nga vendi ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur mesditën e sotme në Rinas.

Në pamje shihet se si policia por edhe persona të rastit thyejnë xhamat e makinës luksoze për t’i ardhur në ndihmë personit të plagosur, por edhe për të nxjerrë trupin e viktimës.

Reklamë

Deri më tani nuk dihen identitetet dhe shkaku i ngjarjes, ndërsa dyshohet se autorët që kanë qëlluar me kallashnikov nga një makinë tjetër në lëvizje, të jetë larguar ne drejtim të Fushë Krujës.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi në Rinas, në hyrje për te aeroporti. Por kjo ngjarje nuk ka ndikuar në sigurinë e aeroportit. /vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë