E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Video/ Trupat e shërbimit zjarrfikës shqiptar në “luftë” me flakët, vendosen në Aleksandropoli

Trupat e shërbimit zjarrfikës nga Shqipëria po japin kontributin e tyre në shuarjen e flakëve në vendin fqinj. Zjarrfikës të Korçës, Maliqit, Gjirokastrës dhe Dropullit janë vendosur në zonën e Aleksandropolit, ku së bashku me shërbimet zjarrfikëse të Greqisë, po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për rreth 60 trupa të shërbimit zjarrfikës dhe 10 mjete zjarrfikëse. Ndihma e ofruar nga Shqipëria mori dhe mirënjohjen e vendasve, ndonëse fillimisht u refuzuar.

 

Greqia po përballet prej 6 ditësh me flakët që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha në zona të ndryshme dhe kanë shkaktuar kaos për popullin e autoritetet greke.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë