E diel, 22 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Trump pret Merz në “Shtëpinë e Bardhë”, detaje nga takimi

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka pritur në një takim në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

Vizita nisi me pritjen zyrtare dhe shtrëngimin e duarve përpara kamerave, ndërsa më pas të dy udhëheqësit dhanë deklaratat e para për shtyp në Zyrën Ovale.

Të pranishëm në takim janë dhe zv.presidenti i SHBA, J.D Vance si dhe Sekretari i Shtetit, Mark Rubio.

Në vijim pritet zhvillimi i një takimi të zgjeruar mes delegacioneve të dy vendeve.

Reklamë

Bisedimet vijnë në një moment të ndjeshëm për zhvillimet ndërkombëtare, ku në fokus janë çështje si lufta në Ukrainë, siguria evropiane dhe marrëdhëniet tregtare transatlantike.

Sipas mediave amerikane, përfshirë CNN, takimi pritet të ketë rëndësi të veçantë për përcaktimin e kursit të bashkëpunimit mes dy aleatëve kryesorë në NATO, në një kohë sfidash të mëdha për sigurinë globale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë