E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Tronditet Parisi, vajza e shefit të kriptomonedhave tentohet të grabitet në mes të rrugës

Rrëmbimet në Francë të individëve të lidhur me kompanitë e kriptomonedhave po bëhen një problem, ku rasti më i fundit është përpjekja që ndodhi të martën në mëngjes në Paris , me qëllim rrëmbimin e vajzës 34-vjeçare dhe nipit të një drejtuesi të lartë të një kompanie të tillë.

Një dëshmitar okular i asaj që ndodhi rreth orës 8:20 të mëngjesit të së martës në Rue Pache regjistroi momentin kur tre burra të armatosur dolën nga një furgon i bardhë dhe u përpoqën të rrëmbenin me forcë gruan 34-vjeçare dhe fëmijën e saj dyvjeçar .

Siç shihet në video, 34-vjeçarja reagoi dhe në një moment arriti t’u rrëmbente njërën prej armëve autorëve, ndërsa bashkëshorti i saj , i cili ishte rrahur, bërtiti “ndihmë, është shtatzënë”. Zërat e gruas dhe burrit të saj provokuan reagimin e atyre që kalonin nëpër zonë, me rrëmbyesit e mundshëm që u detyruan të ndërprisnin përpjekjen e tyre, ndërsa furgoni i bardhë u gjet i braktisur në një rrugë aty pranë.

Nderkohë disa ditë më parë, në Paris u rrëmbye babai i një sipërmarrësi të kriptomonedhave . Viktima kaloi 48 orë në duart e rrëmbyesve, të cilët kërkuan disa milionë dollarë shpërblim për ta liruar.

Sipas raportit, rrëmbyesit që sulmuan më 1 maj ia prenë gishtin pengut të tyre dhe i dërguan një video familjes së tij.

Oficerët e policisë që morën përsipër çështjen arritën të gjenin se në cilën ndërtesë po mbahej burri, duke arrestuar gjithsej pesë persona.
/vizionplus.tv

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh