E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO tronditëse! 17-vjeçari qëllon për vdekje ish-presidentin e ekipit të futbollit në Turqi

Vrasja me gjakftohtësi e një ish-presidenti 49-vjeçar të një ekipi futbolli, ndërsa po hante në një lokal në periferi të Stambollit, ka tronditur Turqinë. Incident u regjistrua në detaje nga kamera e sigurisë së dyqanit dhe ka bërë bujë në media.

Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, me viktimën ish-presidentin e Alemdag Spor, Tuncay Meric , në periferi të Cekmekoy . Siç shihet në pamjet filmike që janë publikuar, autori i afrohet atij dhe pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët dhe largohet menjëherë.

Reklamë

Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurisë nisën hetime të gjera për të identifikuar autorin. Sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, i dyshuari kryesor, një 17-vjeçar, u përpoq të arratisej jashtë vendit dhe u gjet në Edirne , ku u arrestua. Së bashku me të, një burrë 64-vjeçar i cili e fshehu të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe u përpoq t’i ikte atij, po mbahet gjithashtu nga autoritetet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë