Subscribe

Tmerri i familjes spanjolle Galdon ka vijuar edhe pasi ata vendosën të largohen nga lokali i Mihal Kokëdhimes në Porto Palermo.

Këto pamje tregojnë se pasi i goditi fillimisht, pronari 50 vjeçar vendosi të varet në kofanon e fugonit që transportonte turistët spanjoll.

Gjatë gjithë rrugës Kokëdhima vijon të godasë xhamin e përparmë të automjetit ndërkohë që paniku përfshin jo vetëm turistët spanjolle por edhe 2 të rinj shqiptarë që shoqërojnë familjen, njëri prej të cilëve drejtues i mjetit.

Pasi përshkuajnë një distancë të konsiderueshme pronari i dhunshëm i lokalit kërkon që të ndalohet makina, por i friksuar nga sjellja e tij shoferi vijon rrugën.

 

Në afërsi të Qeparoit furgoni ndalon duke i dhënë mundësi Mihal Kokedhimës të zbresë nga kofano ku ishte kapur dhe menjëherë ai tenton të hape dyert por shoferi i jep gaz dhe vijon rrugën.

 

Ndërkohë që kanë lajmëruar për ngjarjen policinë në telefon furgoni i drejtohet stacionit më të afërm të uniformave blu .

 

Mihal Kokedhima u arrestua të nesërmen e ngjarjes dhe pritet të dalë të dielën para gjykatës për masën e sigurisë. Ai akuzohet për “kanosje”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrim prone”.

Ndërsa familja spanjolle Galdon u takua të premten e nga ministri i turizmit blendi klosi sipas të cilit eksperienca e tyre në Himarë nuk ishte në traditën shqiptare të mikpritjes.

Edhe turistët spanjollë vlerësuan reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë dhe sipas tyre një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë.

 

VIDEO E PLOTE

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *