E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Tifozët e Milanit organizojnë funeral për Interin pas humbjes në finale

Udhëtimi i Interit në Mynih për finalen e Ligës së Kampionëve u kthye në një “katastrofë”. “Nerazzurrët” jo vetëm që u mposhtën nga Paris Saint-Germain, por përjetuan një disfatë historike 5-0.

Një natë që të gjithë te Interi duan ta harrojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Por, në anën tjetër të Milanos, disa të tjerë do ta përkujtojnë për një kohë të gjatë, duke u tallur me “armiqtë” e tyre.

Sigurisht, këta janë tifozët e Milanit që dolën në rrugë menjëherë pas finales, me rezultatin që u dha atyre mundësinë të “varrosnin” Nerazzurrët.

Të shoqëruar nga instrumente muzikorë tifozët e Milan mbajtën arkivolin e Interit, duke ironizuar kundërshtarët e tyre.

Pavarësisht viteve të vështira që po kalon Milani, e ka fituar trofeun e Champions League shtatë herë, kështu që tifozët e tyre mburren se janë skuadra më e madhe në Itali./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë